Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.
Kryeministri 68-vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oksfordit, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin nga meshkujt.
Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë shifrave të përdhunimeve në vend është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.
“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive.
Një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “jo korrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”.
Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet.
Shumica e Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.
Gjatë intervistës direkte në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.
Ai njihej që shoqërohej me modele të famshme në kohën e tij si Stephanie Beacham, Goldie Hawn, Kristiane Backer, Susannah Constantine apo Marie Helvin – madje njihej dhe si mik i Princeshë Diana.
Sportisti i kriketit i kthyer në politikan, tha gjithashtu se njohja me femrat ishte një nga ‘kënaqësitë më dekadente të jetës, që ai vetë kishte shijuar më parë.
Në vitin 1995, ai është martuar me britaniken aristokrate hebrenj Jemima Goldsmith me të cilën lindën dy djem para ndarjes në 2004, kjo erdhi prej refuzimit në Pakistan të origjinës hebrenj të gruas.
Martesa e dytë e Khan ishte me gazetarin e BBC, Reham Khan dhe zgjati vetëm nëntë muaj në vitin 2015. Ai është martuar me gruan e tij aktuale, Bushra Wattoo, në një ceremoni konservatore në vitin 2018, dhe ka thënë se nuk e njihte fytyrën e saj deri pas martesës./KP