Qeveria italiane i ka dhënë Federatës së Futbollit të këtij shteti disponueshmërinë e saj për praninë e publikut në stadiumin Olimpik në Romë për ndeshjet e kampionateve evropiane të futbollit që fillojnë më 11 qershor. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, i dërgoi një letër presidentit të FIGC me pëlqimin e tij. Tani i takon federatës që të sqarojë protokollet që lejojnë ngjarjet të kryhen në mënyrë të sigurt.
Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, në fakt i dërgoi një letër presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, me pëlqimin e tij i cili menjëherë do t’i dorëzohet UEFA-s me email dhe thuhet se tani kjo do të varet nga CTS për të sqaruar protokollet që lejojnë të kryejnë ngjarje në mënyrë të sigurt, përcjellë KosovaPress.
“Disponueshmëria e fituar nga qeveria italiane është një rezultat i shkëlqyeshëm që është i mirë për vendin, jo vetëm për futbollin. Falënderoj veçanërisht Ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, sepse ai na ka informuar se i ka besuar CTS0-së identifikimin e zgjidhjet më të mira që do të lejojnë praninë e publikut në stadiumin Olimpik në Romë me rastin e kampionatit tjetër evropian “, ka thënë Gravina, president i FIGC-së.
“Ne do të bashkëpunojmë në mënyrë sinergjike me nënsekretaren Valentina Vezzali, e cila po na shoqëron në këtë udhëtim. Na është dërguar një sinjal me një perspektivë të fortë për rimëkëmbjen, të cilin do ta transferojmë menjëherë në UEFA.”, ak shtuar në fund ai./KP