Kupa e Kosovës në futboll ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të saj për edicionin 2020/2021.
Tashmë janë të përcaktuara çiftet që do të ballafaqohen më synimin për të arritur ne finale të kësaj gare, raporton KosovaPress.
Prishtina që konsiderohet si skuadra favorite për ta fituar këtë trofe do të ballafaqohet me Llapin kurse gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet dy skuadrave të Ligës së Parë, Istogut dhe Dukagjinit.
Skuadrat finaliste mësohen pas dy ndeshjeve të zhvilluara, sistemi vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të zhvillohen nesër më fillim nga ora 14:00./KP