Deputeti nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuved, Haxhi Avdyli beson se sot do t’i kenë numrat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Para fillimit të vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, deputeti Avdyli tha se beson që sot do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentit.
Ai foli edhe votën e mundshme të deputetit Adem Hoxha nga radhët e goranëve dhe për favoret që mund t’i janë bërë për ndonjë post ministror.
Avdyli: Seanca e sotme do të jetë e suksesshme
Video:
“Seanca e sotme besoj se do të jetë një seancë e suksesshme. Është një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe për të votuar njerëzit të cilët do ta përçojnë këtë ndryshim do të jetësohet sot. Është vullnet i shumicës të 2/3 të deputetëve që sot të kryhet kjo punë dhe besoj që nuk do të ketë problem. Keqkuptimet e ndryshme që kanë ndodhur me disa deputet janë zgjidhur, nuk janë ato keqkuptime të cilat kanë qenë të natyrave të ndonjë përfitimi apo diçka tjetër. Disa janë ankuar për mos informim apo gjëra tjera, kështu që besoj që ato do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentit. Nuk ka pasur këso aranzhmane (për favore) dhe nuk ka pasur biseda të tilla ka pasur biseda të interesa të ndryshme të komuniteteve, të cilat i kanë këta deputetë. Besoj që qeveria e re do t’i adresojë të gjitha kërkesat e të gjitha komuniteteve të cilat janë pjesë edhe e qeverisë, por edhe ata që nuk janë pjesë e qeverisëm sepse edhe ata janë qytetarë të Kosovës. Nuk është me rëndësi çfarë postesh ata marrin, edhe nëse marrin është mirë që marrin poste, sepse janë përfaqësues të komuniteteve të tyre”, tha ai.
Vazhdimi i seancës së djeshme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit ka nisur në këto momente. /I. Shabani/ /KP