Dorëzohet Chiellini: Synojmë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

- in ShowBiz

Dorëzohet Chiellini: Synojmë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

Giorgio Chiellini pranon që Juventusi duhet të përqendrohet në arritjen e njërës prej pozitave që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Bianconerët” tashmë kanë humbur shpresat e tyre për titull pas një humbjeje 1-0 në shtëpi ndaj Beneventos dhe një barazim 2-2 kundër rivalëve të qytetit Torino.

“Ne kemi bërë disa gabime që nuk mund t’i përballosh në këtë nivel”, tha Chiellini për “DAZN”.

“Është për të ardhur keq, sepse kur kishim mprehtësinë për ta mbajtur ndeshjen në dorë, nuk rrezikuam shumë dhe krijuam shumë pak raste.”

Ndeshja e mbetur me Napolin do të jetë të mërkurën në mbrëmje, përcjellë KosovaPress.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të flasim sa më pak. Le të shmangim fjalët dhe të punojmë ditë pas dite, duke ditur se kemi një lojë shumë të rëndësishme që vjen të mërkurën.

“Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën në mënyrë që të mund të arrijmë një objektiv të rëndësishëm për ne, një vend në Champions League. Ne gjithashtu kemi në finale në Coppa Italia. “, tha në fund Chiellini./KP