​Jota dhe Salah thyen monotoninë e Londrës

- in Sport

Futbollistët e Liverpool mposhtën sonte në udhëtim Arsenalin me rezultat 3:0 në raundin e 30-të të Premier Ligës.

Lojtari i ndeshjes është sigurisht portugezi Diogo Jota, i cili shënoi dy gola. Mohamed Salah gjithashtu u bashkua me shënuesit.

Deri në minutën e 64-të, dukej se do ta shikonim ndeshjen pa gola, kush e di sa herë në derbi këtë sezon.

Sidoqoftë, Diogo qëlloi portën e Arsenalit, me një goditje me kokë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Alexander Arnold.

Vetëm katër minuta më vonë, Salah tregoi shpejtësi, shkathtësi dhe qetësi, duke zgjidhur në mënyrë rutinore situatën përpara portës kundërshtare.

Në minutën 82 Jota shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretë për Liverpoolin për rezultatin përfundimtar.

Liverpool është i pesti në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Chelsea në vendin e katërt. Arsenali ndërkaq është i 9-ti me 42 pikë./KP