​45 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

- in Rajoni dhe Bota

Maqedonia Veriore sot raportoi 45 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 1.394 infeksione të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4.920 mostra u testuan në 24 orët e mëparshme, nga të cilat 28.33 për qind ishin pozitive.

Që nga fillimi i epidemisë, 134.134 infeksione janë regjistruar në Maqedoninë Veriore, dhe 3.905 njerëz kanë vdekur nga virusi korona./KP