Tahiri: Kërkuam në Kryesi tërheqjen e Ligjit për Zgjedhjet

- in Lajme

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë theksoi se mbrëmë ka ndodhur një operacion i natës ka vendos në lajthitje deputetët e Kuvendit dhe ka habitur të gjithë qytetarët e vendit.

Deputeti Tahiri duke theksuar se sot në Kryesi ka kërkuar që të tërhiqet Ligji për zgjedhjet, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet, Kurti është kryeministër dhe duhet t’i merr përgjegjësitë për të qeverisur me vendin.

Tahiri: Mbrëmë ka ndodhur një operacion i natës

“Paraprakisht ne patëm disa kërkesa për kryetarin e Grupit parlamentar, e para lidhet me tërheqjen e Ligjit për zgjedhjet në Kosovë. Ajo që shihet dhe që është parë mbrëmë është se ka ndodhur një operacion i natës i cili e ka vendosur në lajthitje jo vetëm Kuvendin e Kosovës dhe Grupet parlamentare, mirëpo i ka vendosur në lajthitje dhe habit të gjithë qytetarët e Kosovës për shkak se të gjithë pritshin që të ecet përpara me atë që u tha në seancë nga Kurti që vendimi i parë do të jetë çështja e presidentit. Pastaj doli që ma prioritet është amendamentimi i një ligji zgjedhor i cili është ligji dhe baza e demokracisë në vend. Për këtë temë si grup parlamentar ne kërkuam nga kryetari i Kuvendit, Konjufca që të ndërtoj një proces të konsultimit politik me partitë parlamentare, me partitë jo parlamentare, me shoqërinë civile dhe që të bëjmë një reformë zgjedhore siç i ka hije… Si aleancë jemi dhe qëndrojmë të pa lëkundur që diasporës t’iu japim të gjitha të drejtat e votimit për të zgjedhë dhe për të qenë të zgjedhur. Për këtë temë ne duhet të diskutojmë në raport me modelet ndërkombëtare, e pse jo edhe votimi në konsulata… Populli ka fol, Lëvizja Vetëvendosja i ka fituar zgjedhjet, Kurti është në detyrë. Në seancën e parë si Aleancë ia kemi dhënë dy porosi: merri përgjegjësitë, qeverisë me vendin, respekto besimin që ta ka jap populli”, theksoi Tahiri.

Ai në fund tha se qeverisja dhe për të udhëhequr vendin nuk është fjalim i bukur, e as kritikë, por është përgjegjësi dhe atë përgjegjësi duhet ta ushtroj shumica. /I. Shabani/KP