Java e 26-të në Superligën e Shqipërisë na sjell sot dy përballje interesante.
Skuadrat që gjenden në Top 4 do të ndeshen mes veste sot, ku Teuta pret në shtëpi Laçin dhe Partizani është mysafirë i liderit të tabelës, Vllaznisë.
Gara për titull në Superligën e Shqipërisë vazhdimisht është duke u bërë më interesante, ku Vllaznia si lider ka 45 pikë, një më shumë se vendi i dytë Laçi që ka 44 pikë, dhe Top 4 e mbyllin Partizani dhe Teuta me nga 43 pikë.
Në anën tjetër, skuadrat që gjenden në zonën e rrezikut janë Bylis që zë vendin e tetë, Skënderbeu në vendin e nëntë, dhe në të fundit gjendet skuadra e Apolonia Fier me vetëm 17-të pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë
16:00 Teuta (4) – Laçi (2) (Stadiumi Niko Dovana)
16:00 Vllaznia (1) – Partizani (3) (Stadiumi Loro Boriçi) /KP