Liga Unike, mësohen çiftet çerekfinaliste

- in Sport

Në ambientet e Ligës Unike është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit, ku janë mësuar çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni.

Skuadrat që do të marrin pjesë nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Teuta, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të marrin pjesë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Në bazë të shortit të hedhur, në çerekfinale Vllaznia do të përballet me Pejën, ndërsa një ndër çiftet që po konsiderohet derbi është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, përcjell KosovaPress.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me fituesin e Grupit D, dhe fituesi i Grupit B me atë të Grupit C.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të përballjeve në kuadër të çerekfinales në Ligën UNIKE.

Grupi A

Vllaznia – Peja

Grupi B

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Grupi C

Goga Basket – Tirana

Grupi D

Rahoveci – Teuta

E martë

16:00 Vllaznia – Peja

19:00 Rahoveci – Teuta

E mërkure

16:00 Goga Basket – Tirana

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)

19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe/KP