Skuadra londineze Chelsea është duke e kryesuar garën që të nënshkruaj me Sergio Agueron në afatin kalimtar të verës, raporton “The Daily Mail”.
Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të qëndrojë në Premier Ligën angleze, përcjell KosovaPress.
Raportohet se “Blutë” janë të gatshëm që të fillojnë bisedimet me Agueron, që t’i sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi në sezonin 2011/12, Aguero ka 271 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar 181 gola dhe 54 asistime./KP