Brenda javëve të prillit në Shqipëri do të arrijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Me këtë rast Rama thotë se kjo do të lehtësojë sezonin turistik dhe ngjisë shkallët e klasifikimit në Europë sa i takon procesit të vaksinimit.
“LAJM I MIRË. Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER😍. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë💪”, ka shkruar Rama në “Facebook”./KP