​Aksioni i plotë se si erdhi deri te supergoli i Halimit ndaj Spanjës -video

- in Sport

Kosova ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” duke u mposhtur nga Spanja me rezultat 3-1 të mërkurën.

Kjo humbje vjen pas asaj nga Suedia me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë , përcjellë KosovaPress.

Por në humbjen ndaj Spanjës një vëmendje të madhe e mori goli i Besar Halimit i realizuar nga mëse 40 metra distancë pas në daljeje të gabuar te portierit spanjoll Simon.

Një aksion me topa të gjatë i Kosovës e detyroi portierin që ta lëshojë portën për ta larguar topin por pastaj ishte Besar Halimi ai i cili u tregua më i shpejtë duke ia rrëmbyer atë dhe më pas realizoi një gol të bukur.

Ky ishte momenti i goli të Besar Halimit:/KP