Shqipëria ka arkëtuar tri pikë të reja ndaj San Marinos në ndeshjen e tretë kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Edhe pse pati një dominim te Shqipërisë, pjesa e parë përfundoi pa gola, përcjellë KoaovaPress.
Edhe pjesën e dytë Shqipëria e nisi duke zhvilluar një lojë shumë më bindësi dhe si rezultat e gjeti golin e avantazhit në minutën e 63 kur realizoi Rey Manaj.
Për ta siguruar fitoren e kuqezinjëve në këtë ndeshje u përkujdes Myrto Uzuni i cili shënoi për 2-0 në minutën e 85’ të takimit.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet në vendin e tretë në grupin I me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse grupi kryesohet nga Anglia me nëntë pikë dhe Hungaria në vendin e dytë me shtatë pikë./KP