​Nuk mjafton goli i bukur i Halimit, Kosova mposhtet nga Spanja

- in Sport

Kosova ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Spanja në ndeshje e zhvilluat të mërkurën në Sevilla.

Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, Kosova pranoi dy gola brenda dy minutave në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 34’ realizoi Olmo dhe pastaj edhe Torres në minutën e 36’, përcjellë KoavaPress.

Në pjesën e dytë Kosova e nisi ndeshje me më shumë qetësi dhe inkuadrimi i Kastratit e Zenelit i dha freski lojës ku si rezultat edhe u realizua një supergol nga Besar Halimi nga mëse 40 metra distancë në mnutën e 70.

Por vetëm pas pesë minutave, Moreno e riktheu epërsinë prej dy golave të Spanjës.

Pas dy ndeshjeve Kosova ka dy humbje dhe renditet në vendin e fundit në grupin B me zero pikë./KP