Me fillim nga ora 20:45 Kosova do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”
Kjo sfidë e vështirë për Kosovën vjen pas asaj humbje nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0, përcjellë KosovaPress.
Përveç asaj që ka të bëjë me futbollin, po ndeshje ka ngjallur shumë reagime edhe në rrafshin politik për shkak të asaj që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe bëri orvatje të mëdha që të mos e konsideroj si shtet as për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.
Tani, është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ai cili ka reaguar pak orë para fillimit të kësaj ndeshje duke shkruar në profilin e tij në “Facebook” se në rast se Kosova sonte shënon një fitore ndaj Spanjës, ai do ta shpërblejë “në mënyrën e tij”.
Ai më tutje ka thënë se “sonte Spanja pa dyshim se do ta njeh se kush dhe cila është Kosova.”/KP