​Zeneli me dhuratë për tifo grupin “Dardanët”

- in Sport

Para ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, sulmuesi anësor Arbër Zeneli ia ka bërë një dhuratë simbolike tifo grupit “Dardanët’.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ia ka dhuruar fanellën e tij “Dardanëve”, përcjell KosovaPress.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga lideri i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha.

Berisha bëri të ditur se fanella e Zenelit do të vendoset në selinë e tifo grupit të “Dardanëve”.

“Forca ZENELI. Forca KOSOVA. Fanella do të vendoset në fanclub, mos e kërkoni”, shkruante në postimin e Berishës./KP