Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje historike kundër Spanjës, përballje kjo që i takon Grupit B për kualifikime drejt Botërorit “Katar 2022”.
“Dardanët” i filluan kualifikimet për në Botëror me humbje si vendas kundër Suedisë, ku pas 90 minutave lojë rezultati përfundimtar ishte 0:3 në favor të nordikëve.
Në anën tjetër, Spanja ndeshjen e parë të këtij kampionati e filloi me barazim, 1:1 kundër Greqisë, kurse në xhiron e dytë fitoi me vështirësi kundër Kombëtares së Gjeorgjisë, me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.
Luis Enrique nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku në dyshim për t’u paraqitur është vetëm sulmuesi Gerard Moreno.
Kurse, Challandes mund të jetë pa shërbimet e Valon Berishës dhe Bersant Celinës, kështu që Besar Halimi mund të vendoset në një pozitë ofensive që të ndihmojë sulmin, pasi edhe Idriz Voca mund të nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme të Kosovës dhe të Spanjës i gjeni më poshtë.
Spain (4-1-4-1): Simon; Porro, Ramos, Martinez, Alba; Rodri; Torres, Koke, Pedri, Olmo; Moreno
Kosovo (4-2-3-1): Ujkani; Hadergjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli; Voca, Kryeziu; Rashica, Halimi, Zeneli; Muriqi/KP