Edhe sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca.
Vaksinimi i personelit shëndetësor të Klinikës Infektive ka filluar të martën.
KosovaPress mëson e vetëm gjatë së martës në Klinikën Infektive, vaksinën atiCOVID-19 e kanë marrë 104 profesionistë shëndetësorë të kësaj klinike.
Vaksina atiCOVID-19 ka arritur mbrëmjen e 28 marsit.
Ndërsa i pari që u vaksinua me AstraZeneca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./KP