Nga sot, 30 mars, banorët e Shtetit të Nju Jorkut mbi 30 vjeç do të mund të përfitojnë nga vaksinat anti-Covid. Duke nisur nga sot autoritetet i kërkuan rezidentëve të moshave të tridhjeta që të bëjnë vaksinën kundër virusit, ndërkohë që prej 6 prillit atë do mund ta marrin edhe personat nga 16 vjeç e sipër për të përmbyllur kështu një fazë të parë të vaksinimit.
Kjo u njoftua nga Guvernatori Andrew Cuomo, i cili konfirmoi se sot po bëhet një hap kilometrik në luftën kundër pandemisë, shkruan A2.
“Sot ne bëjmë një hap monumental në luftën për të mposhtur Covid”, u shpreh ai./KP