Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna zvogëlojnë rrezikun e infeksionit të koronavirusit në 80 për qind “dy javë ose më shumë” pas vaksinimit të parë, sipas rezultateve të studimit të publikuar sot për 4.000 punonjës shëndetësorë të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara.
Një studim i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se dy javë pas vaksinimit me dozën e dytë të këtyre vaksinave, rreziku i infeksionit zvogëlohet deri në 90 për qind, përfshirë infeksionet që nuk shoqërojnë asnjë simptomë, raporton Reuters.
“Ky studim ka treguar se përpjekjet tona për të vaksinuar kombin po funksionojnë,” tha drejtoresha e CDC Rochelle Valensky./KP