Bën be presidenti i Ballkanit: Pasha Zotin disa lojtarë të Kosovës as në Ballkan nuk do t’i merrja

- in Sport

Humbja e Kosovës ndaj Suedisë dhe paraqitja e dobët e lojtarëve në këtë ndeshje duket se e ka nervozuar tej mase presidentin e klubit të futbollit Ballkani, Arsim Kabashin.

Ai në një reagim në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se disa lojtarë që janë pjesë e Kombëtares së Kosovës nuk do t’i kishte pranuar as në skuadrën e tij, përcjellë KosovaPress.

“Disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës as në Ballkan nuk di t’i kisha marr.”, ka shkruar Kabashi.

Më tutje Kabashi ka fajësuar edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për të cilët ka thënë se “ata nuk guxojnë as mirëmëngjesi t’i thonë trajnerit Bernard Challendes.”

“Nuk i ka fajet zvicerani (Challendes) që nuk ka respekton as ligën e as lojtarët tonë, por federata jonë që nuk kanë guxim as mirëmëngjesi t’i thonë atij.”, ka shkruar në fund Arsim Kabashi./KP