Anglia e fortë për Shqipërinë, triumfon 2-0 në Tiranë, ja renditja në grupin I

- in Sport

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kuqezinjt e nisën mirë ndeshjen duke aplikuar një lojë stabile dhe madje edhe krijuan një rast të pastë për gol përmes Uzunit, por kjo zgjati deri në minutën e 39’ të ndeshjes kur Harry Kane shfrytëzoi bukur krosimin e Luke Shaw për të shënuar për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Shqipëria provoi të reagonte, madje trajneri Edi Reja freskoi skuadrën me tri zëvendësime por as kjo nuk solli rezultat.

Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet e dyta në grupin I me tri pikë, kurse Anglia në vendin e parë me gjashtë pikë./KP