Xhudistët si Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka kanë përfaqësuar Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kosova ka arritur të fitoj vetëm një medalje të artë në Tbilisi, përmes xhudistes Nora Gjakova, kurse Akil Gjakova është renditur sot i pesti së bashku me Laura Fazliun, e cila u rendit e shtata dhe fitoi 260-të pikë të reja olimpike, përcjell KosovaPress.
Akil Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë të kategorisë deri në 73 kilogramë. Xhudisti kosovar u mposht nga dy herë medalisti olimpik Lasha Shavdatuashvilli i Gjeorgjisë, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtari në kohën shtesë.
Në gjysmë finale, Akili po ashtu u mposht në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir. Deri në gjysmëfinale, ai erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi), ndërsa në çerekfinale mposhti Ferdinand Karapetian (Armeni).
Gjakova shtoi 360 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020./KP