Këtë të diele, Kosova do të filloj rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”, ku do të zhvilloj ndeshje kundër Kombëtares së Suedisë, përballje kjo në kuadër të Grupit B.
“Dardanët” e fillojnë këtë kompeticion si vendas, ku të dielën zhvillojnë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, përcjell KosovaPress.
Ndërsa sot janë caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë për ndeshjen kundër Suedisë, ku gjyqtar kryesor do të jetë Tamas Bognar, i cili do të ketë në ndihmë asistentët Balazs Buzas dhe Peter Kobor, të gjithë nga Hungaria./KP