​Linda Shala: Ja pse po kërkoj udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës

- in Sport

Kandidatja për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës Linda Shala ka paraqitur para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor arsye pse ajo kërkon votën e tyre për presidente.

Shala: Kërkojë votën tuaj për një tranzicion të punës së KOK ut

 

“Sot jam para jush që të kërkoj votën për kryetare të KOK ut dhe për mua kjo është një privilegj por edhe një obligim…..Para se të bëjë publike kandidimin tim kam kontaktuar të dy kundërkandidatët e mi dhe kam kërkuar përkrahjen e tyre për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës me qëllim që nga ky proces të dalim të gjithë fitimtar. Që të unifikohemi dhe të avancojmë punën e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ta sigurojmë një tranzicion të dinjitetshëm….Unë sot iu ftoj që të vendosni votën tuaj dhe kur të votoni të paramendoni para vetes vetëm të rinjtë dhe të rejat, sportistët që veprojnë në federatat tuaja. Të votoni në emër të tyre.” tha Shala.

Ajo më tutje tha se do të jetë e hapur me të gjithë dhe se garanton transparencë të plotë të punës së KOK ut.

Shala: Me mua si kryetare do të ketë transparencë të plotë të punës së KOK ut

 

“Do të jem e hapur për bashkëpunim me të gjithë. Komiteti Olimpik i Kosovës do të ketë derën e hapur për secilin dhe punëtor sportiv. Garantoj transparencë të plotë të punës së KOK ut si në aspektin organizativ dhe atë financuar. Unë kam përvojën dhe vullnetin që të vihem në shërbim të komitetit sportiv të Kosovës dhe sigurisht të gjithë ju do të keni shoqe kryetaren e Komitetit Olimpik të Kosovës.” tha në fund Shala./KP