Kombëtarja e Zvicrës e ka hapur me fitore kampanjën për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”, ku mposhti si mysafirë Bullgarinë.
Rezultati përfundimtar ishte 1:3 në të mirë të “Helvetikëve”, ku shkëlqeu futbollisti i Liverpoolit Xherdan Shaqiri, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, në minutën e 7’ Embolo zhbllokoi rezultatin për 1:0, ku tre minuta më vonë, përmes një asistimi të Shaqirit, Seferovic shënon për 0:2, dhe golin e tretë dhe të fundit e realizoi Steven Zuber, përsëri nga një asistim i Shaqirit në minutën e 13’. Despodov ishte golashënues i vetëm tek Bullgaria, në minutën e 46’.
Zvicra tani është në krye të Grupit C, ku gjendet së bashku me Italinë, Irlandën e Veriut, Lituaninë dhe Bullgarinë./KP