Spanja do të synoj që ta nisë rrugëtimin drejt kualifikimit për në “Katar 2022” me fitore, ku do të përballen me Kombëtaren e Greqisë në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B, në të njëjtin ku gjendet edhe Kosova.
Vendasit po synojnë që të regjistrojnë fitore sot dhe të vazhdojnë me hapa të sigurt drejt kualifikimit për në “Katar 2022”, kurse Greqia do të kërkoj të rikthehet në këtë kompeticion pasi që para tre vitesh kishte dështuar, përcjell KosovaPress.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Spanja ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje, kurse Greqia ka tre fitore, dy barazime dhe një humbje.
Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Spain (4-3-3): Simon; Llorente, Ramos, Garcia, Gaya; Canales, Rodri, Koke; Olmo, Morata, Torres
Greece (4-3-3): Vlachodimos; Bakakis, Papadopoulos, Tzavellas, Tsimikas; Mantalos, Zeca, Bouchalakis, Limnios, Bakasetas, Masouras/KP