Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar sot një njoftim ku ka bërë të ditur se sot ka pranuar një shkresë nga Drejtoria e Policisë në Tiranë e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.
FSHF ka bërë kërkesë për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, gjë e cila ende nuk ka ndodhur dhe edhe sot kërkon reagimin urgjent të këtyre strukturave në lidhje me këtë çështje.
“Anulimi i ndeshjes Shqipëri – Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar, thuhet më tutje në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit./KP