​Arbër Zeneli sjell Kosovën në epërsi

- in Sport

Kosova ka kaluar në avantazh ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndërmjet këtyre dy kombëtareve në futboll.

Arbër Zeneli ishte ai që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 27, pas një depërtimi të bukur brenda zonës mysafire. Ky njëherësh është goli i tij i tetë për kombëtaren e Kosovës dhe i pari pas kthimit në fushë, pas një lëndimi të gjatë që nga ndeshja kundër Malit të Zi./KP