Spanja, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia. Sipas IFFHS, 5 ligat kryesore evropiane përfaqësojnë renditjen e 10 klubeve më të mira në botë të dekadës së fundit.
Për Federatën Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, ekipi që renditet i pari në këtë renditje speciale është Barcelona, përcjellë KosovaPress.
“Katalanasit” janë klubi më i mirë i dekadës që shkon nga 2011 në 2020. Messi dhe shokët e tij të skuadrës kanë fituar shumë vitet e fundit, por ka edhe një italian në 10 më të mirët.
Kjo është renditja:
1 Barcelona
2 Real Madrid
3 Bayern Munich
4 Paris – Saint – Germain
5 Atletico Madrid
6 Juventus
7 Chelsea
8 Manchester City
9 Manchester United
10 Arsenal/KP