Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se ai tashmë ka vendosur se kush do të jetë portieri i ekipit kombëtar për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
“La Roja” po përgatitet për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës këtë muaj.
Portieri i Brightonit Robert Sánchez ishte një përfshirje e papritur në skuadër së bashku me portierin e Athletic Club Bilbaos, Unai Simon dhe portierin e Manchester United David De Gea, përcjellë KosovaPress.
Kepa Arrizabalaga duket se ka humbur teren në ekipin kombëtar të Spanjës ashtu sikur edhe te Chelsea, ndërsa edhe De Gea nuk është në formën e tij më të mirë aktualisht.
“Portieri është vendosur, por unë nuk do ta them atë.”, u tha gazetarëve Luis Enrique të mërkurën:/KP