Haxhiu: Duhet të sqarohet nëse Kurti ka shkelur Kushtetutën

- in Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2, ka thënë se

Haxhiu tha se zgjedhja e Kurtit do të duhej të sqarohet nëse është Kushtetuese.

Haxhiu: Keni përvojë në shkeljen e Kushtetutës

Video

“A është valide, a është kushtetuese sepse ju nuk keni mundur të kandiduar për deputet por synoni të bëheni kryeministër apo ndoshta është edhe një makinacion që me shku edhe një herë në zgjedhje duke e shkelur Kushtetutën sepse edhe deri tani keni një përvojë në shkeljen e Kushtetutës në mandatin e kaluar për ato pak ditë që keni qenë, dy herë e keni shkel Kushtetutën gjatë pandemisë. Unë nuk dua të iu klasifikojë siç e klasifikonit Isa Mustafë kur e ka shkel Kushtetutën me superkriminel kur e ka shkel Kushtetutën, është shkelje e Kushtetutës dhe kaq, ju e dini vet çka jeni“, tha ai.

Ai tha se Kuvendi do të jetë arenë e debatit por jo edhe arenë e gazit lotsjellës siç e ka bërë VV në të kaluarën.

Në fund Haxhiu ka uruar që në mënyrë demokratike Qeveria Kurti të shkojë në shtëpi për shkak të mosrealizimit të premtimit./KP