Për sot ishte planifikuar që Kombëtarja e Kosovës në futboll të zhvillojë stërvitjen e parë për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin botëror “Katar 2022”
Kjo stërvitje ishte planifikuar të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithëatë, ky termin ka ndryshuar edhe pse ende nuk dihet se cila është ora e saktë e zhvillimit të saj, Zëdhënësja për media e FFK-së, Maki Bajrami ka bërë të ditur për KosovaPress se termini është ndryshuar por që ende nuk është vendosur koha dhe termini i saktë i zhvillimit të saj./KP