Diva amerikane e muzikës rock Tina Turner zyrtarisht ka njoftuar se po i jep fund karrierës së saj dhe do t’i thotë lamtumirë publikut me një dokumentar të ri për jetën e saj, i cili do të transmetohet në fund të marsit.
Tina Turner ka qenë në skenën publike për më shumë se gjashtë dekada dhe ajo me të drejtë mban titullin e mbretëreshës së rock and roll, dhe tani, në moshën 81-vjeç ka vendosur të tërhiqet dhe t’i thotë lamtumirë fansave të saj, raporton New York Post.
Në fund, për t’u përshëndetur me audiencën me të cilën ishte për gjashtë dekadat e mëparshme, ajo bëri një dokumentar për HBO në të cilin tregon historinë e saj të jetës.
Ky film është në fakt adresa e saj e fundit për publikun dhe lamtumira nga publiku.
Në film, ajo flet se si dëshiron të hyjë në kapitullin e fundit të jetës së saj – pa një qendër të vëmendjes.
Në dokumentar, ajo shikon rininë e saj të mbushur me trishtim dhe dhimbje, pastaj dashurinë dhe famën globale që fitoi në vitet e saj të pjekura.
Filmi zbulon gjithashtu se ajo vuante nga stresi post-traumatik, i cili është pasojë e dhunës që pësoi ndërsa ishte e martuar me Ike Turner.
Ajo gjeti lumturi në mesin e viteve 1980 me Erwin Bach, drejtorin e shtëpisë botuese, i cili thotë në film që Tina i tha: “Unë dua t’i them lamtumirë audiencës sime. Për t’i thënë lamtumirë dhe për t’i falënderuar për gjithçka. Dhe ky do të jetë fundi im, lamtumira ime e fundit”, raporton gazeta New York Post.
Filmi “Tina” është bërë me material arkivor, regjistrime të vjetra dhe, përveç shkëlqimit të famës dhe muzikës, tregon edhe anën e errët të jetës së saj.
E lindur si Anna May Bullock, ajo filloi karrierën e saj muzikore në moshën 19-vjeç, në vitin 1958 si këngëtare dhe vokale mbështetëse në “Kings of Rhythm” së bashku me Ike Turner.
Qysh në vitin 1960, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë si Tina Turner kur interpretoi së bashku me Ike Turner, me të cilin ishte martuar nga 1962 deri në divorcin e tyre të trazuar në vitin 1978.
Ajo vazhdoi karrierën e saj solo, por interpretoi në klube më të vogla dhe bare hotelieri deri në vitin 1983, kur lansoi “Le Stay Together”, një këngë e cila u bë një hit i madh dhe vitin tjetër ajo mori dy javë nga studioja për të regjistruar një album. Dhe ajo regjistroi “Private Dancer”, i cili u bë një sukses i madh tregtar dhe ishte rikthimi i saj i madh.
Ajo u takua me Erwin Bach në vitin 1986, kur ai u dërgua nga shtëpia muzikore “EMI” për ta pritur në aeroportin e Londrës. Ata filluan një lidhje të njëjtin vit edhe pse Bach ishte 16 vjet më i ri se Turner.
Në korrik 2013, pas 27 vjetësh dashuri, ata u martuan në Zvicër, ku jetojnë viteve të fundit./KP