Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë ngasjes nëpër rrugët e Kosovës për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës.
Bazuar në situatën e tanishme ku ka ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës më herët ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të hapura për qarkullim./KP