Lufta për titull na La Liga vazhdon të jetë e zjarrtë dhe shumë e ngushtë ndërmjet tri skuadrave, Atletico Madridit, Real Madridit dhe Barceloës.
Kjo e fundit e ka mundësinë që ta mbajë të ndezur këtë luftë nëse sonte triumfon kundër Real Sociedatit, skuadër kjo e cila në këtë edicion ka shfaqur lojë shumë të mirë dhe jo rastësisht renditet në vendin e pestë me 45 pikë të mbledhura, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave starton me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Real Sciedad: Remiro, Zubeldia, Portu, Merino, Oyarzabel, Guevara, Merquelanz, Gorosabel, Isak, Le Normand, Zubimendi
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong, Mingueza/KP