Pas eliminimit nga Liga e Evropës përball Manchester United, Milani është rikthyer tek fitorja në kampionatin italian.
Skuadra e Stefano Piolit ka akrkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në ballafaqim me Fiorentinën në kuadër të xhiros së 28 të Serie-A.
Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi pas 9 minutave lojë, por rezultatin e barazoi Pulgar në minutën e 17’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi keq për Milanin pasi Ribery realizoi për 2-1, por ishte Diaz i cili e riktheu balancin pas vetëm gjashtë minutave, përcjellë KosovaPress.
Fitoren Milanit ia siguroi mesfushori Hakan Calhanoglu me golin e tij në minutën e 73.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e dytë./KP