​Lëndohet Lebron James, largohet nga fusha i zhgënjyer

- in Sport

Momente frike për tifozët e Lakers në hapjen e çerekut të dytë në ndeshjen ndaj Atlantës, kur LeBron James u largua nga fusha duke mbajtur kyçin e këmbës dhe duke u shtrirë për tokë.

“Mbreti” arriti deri tek stoli në këmbët e tij dhe kur rifilluan operacionet, ai mbeti në fushë duke shënuar nga tre gjuajtje të dyfishta për të mbajtur të paprekur vargun e tij të pafund prej 1,036 ndeshjeve, por ai u kthye menjëherë në dhomën e zhveshjes duke goditur një karrige i zhgënjyer. Loja e tij përfundoi aty, përcjellë KosovaPress.

Mbetet të shihet nëse lëndimi i tij është serioz./KP