Karim Benzema shënoi dy herë në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Celta Vigos dhe trajneri Zinedine Zidane lëshoi shumë lavde për numrin.9 pas fitores.
Ai u pyet për përjashtimin e vazhdueshëm të Benzemas nga ekipi kombëtar i Francës dhe qeshi, para se të thoshte: “As ju nuk e kuptoni, pse nuk pyesni. Nuk e kuptoj. Shumë nuk e kuptojnë atë. Por, si trajner i Real Madridit, është më mirë për mua. Por, ajo që ai bëri sot edhe një herë ishte spektakolare. Jam i lumtur për të, sepse ai është një punëtor i palodhur dhe ai gjithmonë dëshiron më shumë. Nga minuta e parë, të gjithë shkuam për të në këtë lojë dhe mendoj se e merituam fitoren. ”, u shpreh Zidane.
Megjithatë, disa lojtarë po shkojnë në vendet e tyre dhe Zidane tha se kjo nuk është e mirë për Real Madridin por se është diçka që nuk e vendosë ai, përcjellë KosovaPress.
“Ne e dimë orarin dhe se kemi shumë ndeshje. Lojtarët janë mirë tani dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë. Disa po shkojnë në vendet e tyre dhe kjo nuk është ideale për mua, si trajner i Real Madridit, por është ajo që është. Tani për tani, ne thjesht duhet të shijojmë atë që bëmë në këtë lojë. ”, theksoi trajneri francez në fund./KP