Kombëtarja e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave ka pësuar disfatë nga Italia më rezultat të ngushtë 24-22 në ndeshjen vendimtarë për kualifikimit për në Kampionatin Botëror 2021.
Përkundër se kishin një angazhim të madh, kjo nuk mjaftoi që të arrihej një fitore për të vazhduar edhe më tutje luftën në këtë garë shumë të rëndësishme, përcjellë KosovaPress.
Duket se ndeshje e një ditë më parë kundër Austrisë solli lodhjen e lojtareve të Kosovës, derisa Italia ishte e lirë dhe hyri në këtë sfidë shumë më e freskët.
Gjithsesi tani vëmendja duhet të kthehet tek ndeshjet e radhës që janë të vlefshme për Kampionatin Evropian “EURO 2022”/KP