Haaland dëshiron t’i bashkohet Real Madridit

- in Sport

Sulmuesi norvegjez preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Ylli i Borussia Dortmundit Erling Halaand dëshiron t’i bashkohet Real Madridit, raporton “Marca”.

Sulmuesi norvegjez vazhdon të jetë i lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane, para afatit kalimtar të transferimeve në verë, por destinacioni i tij i preferuar thuhet se është “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress.

“Galaktikët” dëshirojnë me çdo kusht që ta fitojnë garën për shërbimet e Haaland, i cili shihet si opsion më i lehtë për tu transferuar se Kylian Mbappe, ku aktualisht francezi si duket do të vazhdoj të ardhmen e tij tek Paris Saint-Germain./KP