Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i ka kërkuar të nominuarve të marrin pjesë fizikisht në ceremonisë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2021”.
Në një letër dërguar të nominuarve për Oscar, producentët për shfaqjen e prillit zbuluan se të nominuarit nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në shfaqje nëpërmjet ‘Zoom’.
“Për ata që nuk janë në gjendje të marrin pjesë për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm për të udhëtuar, duam që të dini se nuk do të ketë një mundësi për të ndjekur shfaqen në Zoom“, shkruajnë producentët Steven Soderbergh, Stacey Sher dhe Jesse Collins.
“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të siguruar një mbrëmje të sigurt dhe të gëzueshme për të gjithë ju, si dhe për miliona adhurues të filmit në të gjithë botën, dhe mendojmë se gjëja virtuale do t’i zvogëlojë ato përpjekje“.
Për ata që nuk janë në gjendje të marrin pjesë, Akademia do të pranojë Oskarin në emër të artistit.
Protokolli anti Covid, i Akademisë për shfaqjen, përfshin një ekip sigurie Covid, me aftësinë e testimit PCR. “Protokollet do të përfshijnë gjithashtu udhëzime specifike për ata që marrin pjesë nga jashtë Los Angeles dhe ata që janë tashmë në qytet”.
Tema e shfaqjes u zbulua gjithashtu si “Historitë vlejnë”, me producentët që u kërkojnë talenteve të marrin pjesë në intervista ku të ndajnë historitë e tyre personale.
U prek gjithashtu kodi i veshjes, ku prodhuesit u kërkojnë të nominuarve të shmangnin veshjen “rastësore”. “Ne po synojmë një shkrirje të frymëzimit dhe aspiratës:, shkruhet në kërkesë.
Shfaqjet e mëparshme të çmimeve të mbajtura tashmë këtë vit u kanë dhënë të pranishmëve mundësinë për të marrë pjesë virtualisht nga shtëpia, gjë që ka çuar që disa yje që shfaqen me veshje më të rastësishme si Jason Sudeikis, i cili më parë pranoi Globin e Artë në një xhup me ngjyra dhe kravatë që u bë viral ne shkurt.
Eventi do të zhvillohet në Union Station në qendër të Los Anxhelos me elementë shtesë që do të zhvillohen në vendin tradicional të shfaqjes, Teatrin Dolby në Hollywood, shkruan “People”.
Nominimet për Oskar u njoftuan në fillim të këtij muaji dhe orë më vonë presidenti i Akademisë, David Rubin zbuloi planin e pjesëmarrësve të kufizuar në shfaqje në një email për gati 10.000 anëtarët e Akademisë.
Rubin shkroi se vetëm ata të emëruar, mysafiri dhe prezantuesit e tyre mund të marrin pjesë personalisht në ceremoni për shkak të rregullave shëndetësore mes pandemisë së koronavirusit. “Si rezultat, ne nuk do të jemi në gjendje të kryejmë lotarinë tonë vjetore të biletave të anëtarëve“, tha ai.
Përveç kësaj, presidenti i Akademisë shpjegoi se të gjitha shfaqjet e nominimeve dhe ngjarjet festive, si festat dhe Oscar Night do të anulohen.
Nominimet e këtij viti konsiderohen historike, ku për herë të parë ka disa gra kandidate për Oscar, Chloé Zhao (Nomadland) dhe Emerald Fennell (Promising Young Woman), është nominuar në kategorinë e Regjisorit më të mirë./RTK