16 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Nga 2986 testime, janë konfirmuar 494 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 690 persona.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./KP