​Pedri shpreson që Messi të qëndrojë edhe për shumë vite te Barcelona

- in Sport

Tinejxheri i Barcelonës dëshiron që të ardhmen ta vazhdojë përkrah Messi-t.

Ylli i Barçës Pedri, ka treguar se si shpreson që Lionel Messi do të vazhdoj qëndrimin e tij në “Camp Nou”, pasi që dëshiron që të luaj përkrah tij edhe për shumë vite, raporton “El Club del Deportista”.

Argjentinasi është pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe gjasat që ai të largohet nga Barcelona janë të mëdha, por Pedri, i cili ka arritur të inkuadrohet në formacionin bazë këtë sezon 2020/21, shpreson që kjo gjë të mos ndodh, përcjell KosovaPress.

“Unë shpresoj që të jem përkrah tij edhe shumë vite. Do të ishte gjë e mirë nëse do të mund ta shijonim kohën e Messi-t tek Barcelona, dhe dua që të mësoj shumë gjëra të reja përkrah tij”, tha Pedri.

Spekulimet që Messi do të largohet nga Barcelona janë në rritje e sipër, por me ardhjen e Bartomeut si president, thuhet se ai ka gjasa që ta bind yllin argjentinas për të vazhduar qëndrimin e tij në “Camp Nou”./KP