Manchester United ka arritur të siguroj biletën për në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi e mposhti sot skuadrën e Milanos me rezultat 0:1.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në “Old Trafford”, ku rezultati ishte i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.
Në ndeshjen e sotme, mesfushori francez Paul Pogba ishte hero i Manchester United, pasi që goli i tij doli të ishte vendimtar për kualifikimin tutje, i cili shënoi në minutën e 49’.
Rezultati përfundimtar brenda dy ndeshjeve mes Milan e Manchester United është 1:2, në favor të gjigantit anglez.
Ndërkaq, për Milanin kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi që në Seria A pësoi humbje nga Napoli si vendas me rezultat 0:1, kurse sot nuk arriti të kualifikohet tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës./KP