​Dinamo Zagreb eliminon Tottenhamin e Jose Mourinhos

- in Sport

Skuadra kroate arriti të performojë “remontada” kundër Tottenham-it.

Dinamo Zagreb ka arritur që ta siguroj biletën tutje për në çerekfinale, pasi që e ka mposhtur bindshëm Tottenham Hotspur me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress.

Tottenham-it nuk i mjaftuan dy golat në ndeshjen e parë për tu kualifikuar tutje, ku ëndrrat për trofe evropian skuadrës londineze ia shkatërroi Mislav Orsiq, i cili realizoi tre gola për të ndihmuar Dinamon që të kaloj tutje.

Heroi i Dinamos së Zagrebit ishte Mislav Orsiq, i cili fillimisht në minutën e 62’, arriti që ta zhbllokoj rezultatin në 1:0, ku më pas, në minutën e 83’ i njëjti realizoi për 2:0, dhe golin e fitores, dhe të tretin personal, e shënoi në minutën e 106’.

Tottenham eliminohet nga Dinamo e Zagreb-it, me rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve 3:2./KP