Sot ka festë në familjen e reperit.
Viktor Palokaj feston ditëlindjen e tij.
Ai ka lindur me 18 mars në vitin 1981 dhe mbush plot 40 vite.
Ndryshe, Unikkatili është një nga reperët shqiptar i cili njihet edhe si legjenda e repit shqiptar e gjitha kjo falë punës së tij dhe projekteve muzikore të cilat trajtojnë tema të ndryshme.
Unikkatili rrallë paraqitet në publik mirëpo vlera e tij nuk humbet pasi shpesh edhe artistë të estradës argëtohen në këngët e tij edhe pse janë të publikuara vite më parë.
Projekti i fundit muzikor i reperit është dedikuar partneres së tij “1 dashni” publikuar 11 muaj më parë./RTK