Skuadra e Trepçës në basketboll ka arritur të mposht me sukses si mysafir Golden Eagle Yllin, me rezultat përfundimtar 72:96, përballje kjo në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në çerekun e parë, skuadra e Yllit ishte në epërsi 20:18, por pak para fundit të kësaj pike, mysafirët arritën ta rikthejnë rezultatin në të mirë të tyre, 21:28.
Perioda e dytë ishte e barabartë për të dy skuadrat, ku në fund një treshe nga Ivan Koljeviq mjaftoi që mitrovicasit të jenë në epërsi 18:21, me rezultat të përgjithshëm pas pjesës së parë, 39:47, përcjell KosovaPress.
Trepça vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, ku rezultati tregonte 14:26 në të mirë të tyre, kështu duke e vazhduar formën e mirë edhe në periodën e fundit, respektivisht të katërtën, rezultati i së cilës ishte 19:21.
Rezultati përfundimtar pas katër çerekëve lojë i takoi Trepçës, ku e mposhti me lehtësi Golden Eagle Yllin, 72:96.
Te vendasit u dalluan Lg Gill me 22 pikë e 8-të kërcime, kurse nga 17-të pikë shtuan Erjon Kastrati me Mitchell Wilbekin, derisa te mysafirët më të mirët ishin Ivan Koljeviq me 26-të pikë, 6-të kërcime e 15-të asistime, Dino Butorac me 22 pikë dhe Stavros Toutzaiarkis me 14-të pikë e 8-të kërcime.
Këtë edicion, Golden Eagle Ylli ka regjistruar 15-të fitore dhe nëntë humbje, kurse Trepça regjistroi fitoren e 10-të sot, dhe ka pësuar 14-të humbje, duke u radhitur kështu e gjashta në tabelë./KP