​Italia konfirmon 423 vdekje nga COVID-19 dhe 24.935 raste të reja

- in Rajoni dhe Bota

Italia raportoi sot 423 vdekje të lidhura me koronavirusin, ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve të reja u rrit në 24.935 nga 23.059 një ditë më parë.

Rreth 353.737 teste për COVID-19 u kryen në 24 orët e fundit, krahasuar me një 369.084 të mëparshme, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Italia ka regjistruar 103.855 vdekje të lidhura me COVID-19 që kur shpërthimi i saj u shfaq në shkurt të vitit të kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i shtati më i lartë në botë. Vendi ka raportuar 3.3 milionë raste deri më tani.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale, duke mos përfshirë ata në kujdesin intensiv, sot ishte 26.694, ndërsa dje ky numër ishte pak më i ulët – 26.517.

Kishte 249 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, krahasuar me 324 të mërkurën. Numri i përgjithshëm i pacientëve me kujdes intensiv u rrit në 3.333 nga 3.317.

Kur vala e dytë e epidemisë në Itali po përshpejtohej në gjysmën e parë të nëntorit, pranimet në spitale po rriteshin me rreth 1.000 në ditë, ndërsa shtrimet në kujdesin intensiv po rriten me rreth 100 në ditë./KP